Globi

SHIFRA E DITËS: 10 qytetet më të populluara në botë për vitin 2024, Tokio 15 herë më e madhe se Shqipëria!

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: 10 qytetet më të populluara në botë

Nuk është aspak befasuese që shumica e qyteteve më të populluara në botë ndodhen në dy vendet më të populluara, Kinë dhe Indi. Midis tyre janë Shangai dhe Pekini, me popullsi përkatësisht 25 dhe 22 milionë banorë, Delhi (27 milionë) dhe Mumbai (mbi 21.5 milionë).
Megjithatë, Tokio është qyteti më i madh në botë nëse përfshihet e gjithë zona e metrosë së kryeqytetit, me një popullsi totale prej më shumë se 38 milionë banorë (rreth 15 herë më e lartë se e gjithë popullsia e Shqipërisë). Një tjetër qytet japonez, Osaka, ka gjithashtu një popullsi shumë të madhe prej gati 20.5 milionë banorësh. Interesant është fakti se Osaka futet edhe në qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës, ndryshe nga mega-qytetet e tjera. Ekzistojnë gjithashtu një numër qytetesh jo-aziatike me popullsi të lartë, përfshirë Mexico City (mbi 21 milion), Kajro (thuajse 19.5 milion) dhe Buenos Aires (rreth 15.5 milion).Vihet re edhe një fenomen interesant, qytetet japoneze janë të vetmet qytete me rënie të popullsisë (siç tregon tabela në fund) për vitin 2023. Kjo për shkak të rënies së lindshmërisë dhe të plakjes më të lartë të popullsisë së Japonisë.

SHIFRA E DITËS: 10 qytetet më të populluara në botë
Stambolli

Nga qytetet evropiane, Stambolli është më i populluari, me më shumë se 14.5 milionë banorë.  Kryeqendra e Turqisë pasohet nga Moska (mbi 12 milionë) dhe Parisi (11 milionë, përfshirë zonën e metrosë së Parisit). Këto qytete janë natyrisht edhe të rëndësishme nga ana kulturore dhe mirëpresin miliona turistë çdo vit.

Ka një numër mjaft të madh qytetesh të njohura dhe të pasura kulturalisht që kanë popullsi më të vogël, shpesh duke krijuar standarde më të larta jetese për banorët e tyre.

SHIFRA E DITËS: 10 qytetet më të populluara në botë
Barcelona

Barcelona, ​​Sydney , Berlini dhe Vankuver kanë më pak se pesë milionë banorë, por janë zgjedhje shumë të njohura për të jetuar.

Ekzistojnë gjithashtu disa qytete relativisht shumë të vogla me reputacion të madh kulturor, historik ose politik, si Sarajeva (314,000), Edinburgu (502,000) dhe Venecia (631,000).

Qytetet e vogla mund të jenë shumë të rëndësishme pavarësisht nga madhësia e popullsisë së tyre.

Ka edhe qytete me standard shumë të lartë jetese, kryesisht në Perëndim. Janë vendet e Europës Perëndimore, Qendrore dhe ato Skandinave, si dhe Australia, Kanadaja.

SHIFRA E DITËS: 10 qytetet më të populluara në botë
Vjena

Pra, nëse flasim për sasi, kjo nuk do të thotë cilësi. Qytetet më të mira për të jetuar në botë, sipas Economist Intelligence Unit (EIU) i bazuar në Indeksin Global Liveability 2023, nuk janë domosdoshmërisht qytetet më të populluarat. Por janë qytete në vendet më të zhvilluara dhe të qeta. Janë vende në të cilët shumë shqiptarë ëndërrojnë të emigrojnë, nga Zvicra deri në Kanada apo Australi.

Për vitin 2023, Indeksi mbulon 172 qytete, me renditje të bazuara në një sërë kategorish, duke përfshirë stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën, arsimin dhe infrastrukturën. Ishte Vjena e Austrisë qyteti më i mirë për të jetuar vitin që shkoi.  Kopenhagën i Danimarkës, Melburn dhe Sidnej të Australisë, Vankuver i Kanadasë, Zurih dhe Gjeneva të Zvicrës, Toronto dhe Calgary të Kanadasë, si dhe Osaka në Japoni janë vlerësuar 10 qytetet më të mira për të jetuar në botë.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, me gjithë rrethinat po shkon afërsisht 1 milionë banorë, duke tejkaluar shumë kryeqendra si Shkupi, Sarajeva, Podgorica, por mbetet pas shumë prej kryeqyteteve të tjera të rajonit tonë, si Athina, Beogradi, Zagrebi etj. /A.Muraçi/Liberale.al/

SHIFRA E DITËS: 10 qytetet më të populluara në botë

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH