Globi

SHBA sanksionon tre persona, që dyshohet se kanë lidhje me vdekjen e Navalny

Shkruar nga Liberale
SHBA sanksionon tre persona, që dyshohet se kanë lidhje me vdekjen e

SHBA-të kanë vendosur sanksione të reja ndaj tre personave të lidhur me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Ky i fundit vdiq në qelinë e burgut disa javë më parë, në rrethana të paqarta.

Autoritetet ruse thonë se ai vdiq për shkaqe natyrore, ndërsa mbështetësit e tij besojnë se ai u vra.

Udhëheqësit perëndimorë e konsideruan shpejt Vladimir Putinin përgjegjës për këtë ngjarje, por një raport i inteligjencës amerikane në fillim të kësaj jave zbuloi se presidenti rus ka të ngjarë të mos ketë urdhëruar drejtpërdrejt vdekjen e Navalny-t.

Të tre individët janë mes qindra njerëzve dhe subjekteve të shënjestruar në raundin e ri të sanksioneve të Uashingtonit lidhur me Rusinë.

Një njoftim në faqen e internetit të thesarit tha se kompanitë e lidhura me projektin rus të gazit të lëngshëm natyror ‘Arktik 2’ ishin ndër ato që u goditën me sanksione.

Gjithashtu kufizime janë vendosur edhe për transportuesin ajror rus Pobeda, një degë e linjës ajrore më të madhe të vendit Aeroflot.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH