Jill Biden iu bashkua Presidentit Joe Biden në pritjen e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, këtë të mërkurë.
Burime brenda Shtëpisë së Bardhë, bëjnë me dije Zonja e Parë i dha zotit Trump një letër urimi me shkrim dore për zonjën Trump, e cila shprehte gjithashtu gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin”.
Ditë më parë, Jill Biden i bëri një ftesë ish-zonjës së parë Melania Trump për takimin tradicional, por Melania Trump e refuzoi atë, duke mos qenë sot përkrah Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi i sotëm mes Donald Trump dhe Joe Biden shënon fillimin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur përsëri në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe, pavarësisht dallimeve mes tyre, ata buzëqeshën ndërsa Trump falënderoi Biden për ndihmën e tij.