Globi

PAMJE TË FRIKSHME/ Shqiptari dhe partnerja dhunohen barbarisht në mes të rrugës nga tre persona

Shkruar nga Liberale

PAMJE TË FRIKSHME/ Shqiptari dhe partnerja dhunohen barbarisht në mes

Një sherr mes një grupi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Aegaleo, Athinë.

Sipas medieve greke gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:00, kur dy makina ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.

Dhe më pas për arsye ende të panjohura drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra makinë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahinnjë 43 vjeçar, me origjinë shqiptare, si dhe gruan e cila ndodhej në makinë me të.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Çifti u dërgua në spitalin Thriasio për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për arrestimin e tre autorëve që dhunuan çiftin. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH