Globi

"Nuk dua ngushëllime", mes pikëllimit flet nëna e Navalny: Im bir ishte i shëndetshëm kur e takova

Shkruar nga Liberale

"Nuk dua ngushëllime", mes pikëllimit flet nëna e

‘Nuk dua të dëgjoj ngushëllime”. Kështu është shprehur nëna e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili vdiq sot në burg.

Ajo tha se për herë të fundit e takoi të birin me 12 shkurt, teksa nënvizon se ai ishte i shëndetshëm.

“E pamë më 12 shkurt… Ai ishte gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur”, tha ajo në një postim në Facebook. Postimi është postuar në faqen e saj nga gazeta ruse “Novaya Gazeta”.

Nëna e të ndjerit, Navalny bën përgjegjës për vdekjen e djalit të saj presidentin rus, Vladimir Putin. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij, Iulia Navalgia kërkon drejtësi.

“Nëse është e vërtetë që Alexei ka vdekur, unë dua që Putin të dënohet”, mësohet të ketë thënë ajo.

Ekonomistja ruse ka qenë në krah të bashkëshortit të saj që nga viti 1998 kur ajo u takua me të në një resort në Turqi. Ajo iu përkushtua familjes, duke mbështetur të shoqin në të gjitha nismat e tij politike.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH