Globi

"Njerëzit u përplasën me tavanin", pasagjeri tregon momentet e tmerrit në avionin e linjës Londër-Singapor

Shkruar nga Liberale

"Njerëzit u përplasën me tavanin", pasagjeri tregon

Momente tmerri përjetuan pasagjerët e avionit “Boing” të linjës ajrore Singapore Airliness, gjatë fluturimit të tyre nga Londra për në Singapor, ku fatkeqësisht si pasojë e turbulencave të forta humbi jetën një pasagjer, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan.

Pas turbulencave avioni “Boeing 777-300ER” me destinacion Singaporin, bëri një ulje emergjente në Bangkok, ku të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekëosre.

Një nga 211 pasagjerët që përjetuan momentet e tmerrit foli për Reuters, ku tregoi panikun dhe frikën që e “pushtuan” gjatë turbulencave dhe uljen urgjente të avionit.

28-vjeçari Dzafran Azmir e përshkroi uljen urgjente të avionit të tmerrshme.

“Papritur avioni filloi të dridhej, kështu që unë fillova të përgatitesha për atë që do të ndodhte, duke nënkuptuar se u pergatit per me te keqen… papritur pati një rënie të tmerrshme, për pasojë të gjithë pasagjerët që ishin ulur dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit u hodhën përpjetë dhe u përplasen te tavani i avionit”, tregoi ai. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH