Globi

Momenti i sikletshëm! Biden “ngrin” në skenë, Obama e tërheq për krahu – VIDEO

Shkruar nga Liberale

Momenti i sikletshëm! Biden “ngrin” në skenë, Obama e

Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Joe Biden dhe paraardhësi i tij Barack Obama dhanë për një intervistë 45-minutëshe me prezantuesin e famshëm Jimmy Kimmel.

Ndërsa Biden dhe Obama po qëndronin në skenë dhe po përshëndesnin publikun, Biden u duket sikur “humbi” para audiencës, derisa ish-presidenti amerikan e mori për dore dhe e largoi nga skena. Megjithatë, ky incident nuk është i pari pasi janë regjistruar disa momente në të cilat Biden shfaqet i trullosur ose i hutuar, si për shembull rasti në Samitin e G7 në Pulia, Itali.

Në këtë ngjarje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërhyri dhe butësisht e kapi dorën e Biden dhe e çoi atë pranë liderëve të tjerë për të realizuar një foto në grup.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH