Globi

"Çmendet" SHQIPTARI në Greqi/ Dhunon brutalisht gruan, kërcënon me armë djalin e mitur: Nëse flet, do të të vras!

Shkruar nga Liberale

"Çmendet" SHQIPTARI në Greqi/ Dhunon brutalisht gruan,

Një shqiptar në Greqi ka dhunuar bashkëshorten dhe ka kërcënuar me armë djalin e tyre të mitur.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 8 Qershor në fshatin Rizomylos të Magnezisë, teksa burri u kthye i dehur në shtëpi.

Fillimisht ai ka qëlluar gruan me grushta dhe shkelma dhe më pas i është drejtuar djalit që të mos mbante anën e nënës.

“Nëse flet do të të vras”, mësohet t'i ketë thënë ai djalit  dhe më pas i ka drejtuar armën fëmijës së tyre të tmerruar, shkruan prothotema.gr.

Gruaja ka mundur që t’i shpëtojë burrit dhe së bashku me fëmijën ka shkuar në polici, ku edhe ka bërë denoncimin. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH