Globi

Ky vend i botës propozoi NDALIMIN e celularëve për fëmijët nën 13 vjeç

Shkruar nga Liberale

Ky vend i botës propozoi NDALIMIN e celularëve për

Ekspertët e komisionit të qeverisë franceze po planifikojnë të ndalojnë përdorimin e celularëve nga fëmijët deri sa të mbushin 13 vjeç.

Ata gjithashtu ndalohen të marrin pjesë në rrjetet sociale si TikTok, Instagram, Facebook e Snapchat derisa të mbushin 18 vjeç.

Raporti i fundit nënvizon gjithashtu se fëmijët duhet të mbrohen nga industria e teknologjisë që shtyhet vetëm nga fitimet, dhe strategjitë për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve, shkruan The Guardian.

Sipas studimit tre-mujor të drejtuar nga neurologu Servane Mouton dhe psikiatrja Amine Benyamina, fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve të ndriçuara ndërsa në rrjetet sociale ata duhet të kenë akses vetëm në rrjetet etike.

Kjo pasi rrjetet aktuale të udhëhequra nga fitimet si TikTok, Instagram e Snapchat dëmtojnë adoleshentët e rinj para moshës 18 vjeçare dhe i lënë me mungesa në orët e gjumit.

Për fëmijët deri në gjashtë vjeç ekranet e ndezura duhet të eliminohen tërësisht, përveç disa rasteve për qëllime edukative, në shoqëri të të rriturve.

Studiuesit propozojnë se në shkollat fillore fëmijët nuk duhet të kenë tableta individuale përveç rasteve kur ato ndihmojnë me paaftësitë fizike ose mendore.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH