Globi

KALENDARI HISTORIK/ Nga rrëzimi i kapsulës hapësinore të NASA-s Ranger 4 në Hënë the shpërthimi i Çernobilit

Shkruar nga Liberale

KALENDARI HISTORIK/ Nga rrëzimi i kapsulës hapësinore të

1903 – Themelohet klubi futbollistik i Atletico Madridit në Spanjë. Ky klub, konsiderohet si një ndër më të suksesshmit në Spanjë pas dy gjigandëve të futbollit spanjoll, për shkak të dominimit të tij për një periudhë të caktuar. Përsa i përket titujve të fituar në La Ligë, Atletico Madrid rradhitet si klubi i tretë më i suksesshëm në futbollin spanjoll  pas Real Madridit dhe Barcelonës.

1933 – Themelohet Gestapo, forca zyrtare e policisë sekrete të Gjermanisë naziste. Duke filluar më 20 Prill 1934, ajo kaloi në administrimin e udhëheqësit kombëtar të Schutzstaffel (SS) Heinrich Himmler, i cili më 1936 u emërua Shef i Policisë Gjermane, nga Hitleri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gestapo luajti një rol të dhimbshëm në planin nazist për të shfarosur hebrenjtë e Evropës, dhe kundërshtarët e saj politikë.

1937 – Gjatë Luftës Civile Spanjolle, qyteti bask i Guernica, në Spanjë, u bombarduan rëndë nga lufta gjermane. Gjatë këtij bombardimi, mbetën të vrarë mbi 500 persona të pafajshëm, banorë të këtij qyteti. Bombardimi ishte subjekt i pikturës anti-luftës Guernica e krijuar, nga Pablo Picasso, e cila u vendos në ambjentet e brëndshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

1940 – Vdes në moshën 65 vjeçare, Carl Bosch. Bosch, ishte një kimist dhe inxhinier gjerman dhe laureat Nobel në Kimi. Ai ishte një pionier në fushën e kimisë industriale me presion të lartë dhe themelues i IG Farben, në një moment që kompania e tij ishte më e madhja e llojit të saj në botë. Bosch, fitoi Çmimin Nobel në Kimi, në vitin 1931, dhe në vitin 1937, fitoi Çmimin Goethe.

1962 – Kapsula hapësinore e NASA-s Ranger 4, rrëzohet në Hënë. Një gabim i kompjuterit në bord shkaktoi dështimin e vendosjes së paneleve diellore dhe sistemeve të lundrimit. Si rezultat, kapsula u rrëzua në anën e largët të Hënës pa  kthyer asnjë të dhënë shkencore. Ajo, ishte kapsula e parë hapësinore e Shteteve të Bashkuara që arriti një trup tjetër qiellor në një afat kohor prej 64 orësh.

1963 – Lind në Pekin, Jet Li. Li, është një nga aktorët më të famshëm kino-amerikan të arteve marciale. Disa nga filmat e tij janë, Romeo Must Die, Kiss of the Dragon, Unleashed, The One, War, The Forbidden Kingdom, të tre filmat The Expendables, dhe The Mummy, Tomb of the Dragon Emperor. Jet Li, është nominuar me 12 çmime ndërkombëtare, ku ka arritur që të fitojë katër prej tyre.

1970 – Hyn në fuqi Konventa që themelon Organizatën Botërore të Pronës Intelektuale.  Konventa u nënshkrua në Stokholm, të Suedisë, më 14 korrik 1967 dhe hyri në fuqi më 26 prill 1970. Konventa WIPO (zyrtarisht, Konventa për krijimin e Organizatës Botërore të Pronës Intelektuale) është traktati shumëpalësh që themeloi Organizatën Botërore të Pronës Intelektuale (WIPO). Kjo konventë u nënshkrua nga 191 shtete.

1986 – Një aksident i rëndë, ndodh në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Bashkimin Sovjetik (sot Ukrainë), duke krijuar katastrofën më të madhe nukleare në botë. Aksidenti filloi gjatë një provë sigurie në një reaktor bërthamor të tipit RBMK. Gjatë këtij shpërthimi, mbetën të vdekur 42 persona, numri i të cilëve më pas, shkoi në 100, si pasojë e rrezatimit të lartë. Reja e madhe radioactive u përhap thuajse në të gjithë Europën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH