Në universitetin e Stambollit ndodhën incidente të shumta, pas shpalljes së pavlefshme të diplomës së kryetarit të Bashkisë dhe kandidatit për president të CHP, Ekrem Imamoglu.
Imamoglu u arrestua mëngjesin e sotëm, si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm.
Ndonëse autoritetet mbyllën disa rrugë në Stamboll dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar.
Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues, duke brohoritur, arritën ta çajnë kordonin policor.
Jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre.
Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane. Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll.
İstanbul Üniversitesi’ndeki yürüyüşte öğrenci seli polis barikatını böyle aştı!https://t.co/MYXuZcOj5z pic.twitter.com/UgcWd1xaQq
— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) March 19, 2025