Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.
33-vjeçari shqiptar, një emër i njohur për policinë, u ndalua pasi pak ditë më parë ishte protagonist i një rasti vjedhjeje.
Sipas medieve të huaja, i riu ka përndjekur të moshuarën që po shkonte në shtëpi, kur më pas e ka sulmuar dhe grabitur çantën.
Pas hetimeve, policia identifikoi autorin dhe tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e vjedhjes me dhunë.