E mitura ka qëndruar për disa orë në mjetin e parkuar
Në Castellón de la Plana, Spanjë, një burrë harroi vajzën e tij dyvjeçare në makinë dhe shkoi në punë. Kur u kthye te makina, e gjeti të vdekur. Lajmin e raporton El Mundo, duke cituar burime të Policisë.
Ngjarja ka ndodhur të martën, kur burri është dashur të shoqërojë vajzën e tij në çerdhe, por ka shkuar menjëherë në punë duke harruar se fëmija ishte në makinë. E mitura ka qëndruar për disa orë në mjetin e parkuar. Ishte babai i saj që e gjeti në fund të turnit. Siç raportohet nga El País, i ati gjithashtu e çoi vajzën e vogël në spital, por stafi i kujdesit shëndetësor mundi të konfirmonte vetëm vdekjen e saj.
Për rastin është hapur një hetim, për të cilin ende nuk dihen detaje të tjera.