Globi

FOTO/ Të gjithë e mbani mend! "Home Alone", rezidenca ku u luajt filmi i famshëm shitet për 5.25 milionë dollarë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Të gjithë e mbani mend! "Home Alone", rezidenca ku u

Shtëpia e famshme e familjes McCallister në filmin legjendar të Krishtlindjeve " Home Alone " ka dalë në shitje.

E ndërtuar në vitin 1921 në Winnetka, Illinois, çmimi i shitjes është 5.25 milionë dollarë.

Është hera e parë që shitet që nga viti 2012 kur pronarët aktualë e blenë për 1.58 milionë dollarë.

FOTO/ Të gjithë e mbani mend! "Home Alone", rezidenca ku u

Sipas faqes së internetit Zillow, pronarët rinovuan dhe zgjeruan pronën në vitin 2018 "duke i kushtuar vëmendjen maksimale ruajtjes së detajeve arkitekturore dhe integritetit të hapësirave  më të njohura të shtëpisë".

FOTO/ Të gjithë e mbani mend! "Home Alone", rezidenca ku u

Pjesa e përparme dalluese e rezidencës me tulla të kuqe, është ruajtur siç ishte në filmin e vitit 1990 me Macaulay Culkin, Kathryn O'Hara, Joe Pesci dhe Daniel Stern.

FOTO/ Të gjithë e mbani mend! "Home Alone", rezidenca ku u

Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, dy dhoma ndenjeje, një dhomë ngrënie, një kuzhinë të madhe, një kinema, një palestër, një verandë me oxhak dhe një fushë basketbolli të mbyllur.

FOTO/ Të gjithë e mbani mend! "Home Alone", rezidenca ku u

Regjisori i filmit, Chris Columbus, ka deklaruar më parë se ai zgjodhi pronën sepse "nëse je fëmijë, është kënaqësi të jesh vetëm ". Përkthyer nga CNN

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH