Globi

EMRAT/ Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi, arrestohet 36-vjeçari dhe kunata e tij në Selanik

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi,

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik.

Policia e vendit fqinj kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik.

EMRAT/ Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi,

Një ditë më parë Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjeçares dhe është ndaluar. Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit të kryer në këtë banesë, u gjetën të fshehura në një dollap një fuçi dhe një kuti me 18 pako heroinë, me peshë totale 9 kg e 12 gram. Në posedim të të arrestuarve, si dhe në banesën e 36-vjeçarit, me banim të paligjshëm në vend, u gjetën dhe u sekuestruan dy peshore elektronike precize, shirita paketimi ngjitës dhe celularët e tyre.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH