Një modele transgjinore është vrarë brutalisht me thikë në Gjeorgji, disa ditë pasi parlamenti vendit kaloi ligjin që ndalon propagandën LGBT dhe ndryshimet gjinore.
Sipas medieve të huaja, 37-vjeçari i njohur si Kesaria Abramidze, kishte pësuar shumë goditje thikë mbrëmë jashtë shtëpisë e tij në kryeqytetin Tbilisi.
Një burrë i dyshuar për krimin Beka Jaiani, 26 vjeç, u ndalua në aeroportin e qytetit duke tentuar të largohej nga vendi dhe besohet se e njihte modelen e aktoren.
Nga këqyrjet e kamerave të sigurisë sulmuesi i dyshuar shihet që pret në ashensorin e ndërtesës, teksa më pas dëgjohen ulërimat e banorëve kur e gjejnë trupin të mbushur në gjak.
Viktima njihej në Gjeorgji dhe ishte paraqitur në një konkurrim transgjinorësh në 2018 dhe kishte deklaruar për operacionet e ndryshimit të seksit. Vrasja është e treta e një transgjinoreje në Gjeorgji vitet e fundit.