Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka zgjedhur Robert F. Kennedy Jr. si sekretar i ardhshëm i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
CNN shkruan se sipas burimeve të tyre, Kennedy pritet të pranojë, ndërsa burime të tjera thon⌂ se Trump mund të bëjë një njoftim në çdo kohë së shpejti.
Përzgjedhja e pritshme e Robert F. Kennedy Jr. , e cila do të shqetësojë shumë ekspertë të shëndetit publik, vjen pasi Trump premtoi se do ta linte Kennedy-n “të egërsojë” me politikën e shëndetit dhe ushqimit të administratës së tij.