Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Italinë, teksa një 35-vjeçar dyshohet se është vrarë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në qytetin Gemona del Friuli, pranë Udines ku Alessandro Venier dyshohet se është vrarë dhe më pas trupi i tij është copëtuar nga nëna dhe e dashura. Trupi i copëtuar i të riut u gjet nga policia brenda një koshi plehrash në shtëpinë e tij, të mbuluar me gëlqere të pashuar, një përpjekje për të fshehur erën e trupit.
Të dyshuarat për këtë akt tronditës janë nëna e tij, Lorena Venier, 61 vjeç, me profesion infermiere, dhe e dashura kolumbiane 30-vjeçare e viktimës. Sipas hetimeve paraprake, ato dyshohet se e kanë droguar Alessandro-n dhe më pas e kanë copëtuar me një sëpatë.
Alessandro jetonte në të njëjtën banesë me partneren dhe vajzën e tyre gjashtëmuajshe. Deri më tani nuk është bërë publik ndonjë motiv i qartë për krimin, raportojnë mediat italiane.