Globi

Blenë me qindra karta identiteti për 50 euro secila, tre të arrestuar në Greqi për krim zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Blenë me qindra karta identiteti për 50 euro secila, tre të

Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë në kërkim për krimin e blerjes së votës në zonën e Karditsës në Greqi.

Nga kontrollet e kryera në banesa janë gjetur dhe konfiskuar shënime të shkruara me dorë dhe shuma totale prej 25.950 euro.

Tre të arrestuarit që thuhet se janë kandidatë për këshillin bashkiak do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Karditsës, ndërsa hetimet paraprake kryhen nga Seksioni i Sigurimit të Policisë së qytetit.

Bëhet fjalë për të njëjtin qytet ku edhe në zgjedhjet parlamentare të majit të kaluar u arrestuan 5 qytetarë romë me akuzën e blerjes së votave përkundrejt shumës prej 50 euro secilën, ndërsa posedonin 197 karta identiteti si dhe një çantë me dhjetëra fletëvotimi.

Me të drejtë vote janë 9 775 181 qytetarë grekë, nga të cilët 465 218 të rinj votojnë për herë të parë në zgjedhjet vendore. Në zgjedhjet lokale qytetarët kanë të drejtë të votojnë vetëm në komunat ku janë të regjistruar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH