Aktualitet

Bënte manovra me makinë, qëlloi me armë/ I riu terrorizon Lezhën

Shkruar nga Liberale
Bënte manovra me makinë, qëlloi me armë/ I riu terrorizon

Një djalë i ri në Lezhë dhe babai i tij ranë në pranga pasi 21-vjeçari terrorizoi qytetin duke bërë manovra të rrezikshme me makinë, qëllonte në ajër me pistoletë dhe u konfliktua me disa persona. Ndërsa i ati përfundoi në pranga pasi kontrolli në shtëpi i zbuloi një fitil zjarrpërcjellës.

“Shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N”, njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISE LEZHE

Bashkëpunimi me qytetarët dhe reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë vë në pranga 21 vjeçarin i cili kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke qëlluar në ajër me armë zjarri .

Nga puna e mirëorganizuar e Komisariatit të Policisë Lezhë si dhe bazuar në informacione policore se një shtetas kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke u konfliktuar për këtë shkak edhe nga disa persona të tjerë, është ndërhyrë në fshatin Pllanë ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit ( babë e bir)

– F.N. 52 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

– D.N. 21 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Armëmbajtje pa leje” ” Moskallëzim krimi” ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit :

– E.N. 37 vjeç dhe B.B. vjeç 26 , banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Dëmtime të tjera me dashje ” ” Kanosja”.

Shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N.

Gjithashtu, edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH