Aktualitet

Balluku: Do shndërrojmë vendin në eksportues energjie

               Publikuar në : 20:29 - 12/06/21 liberale

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, në fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së, deklaroi se qeveria me në krye Edi Ramën nuk është një qeverisje 3D.

Balluku theksoi se Shqipëria 2030 do jetë atdheu ynë i ëndrrave dhe se edhe të ikurit nga vendi do të kthehen.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë si vendet e tjera europiane. Ne nuk jemi qeveri 3D. Ne nuk lejojmë që investitorët që të ikin nga Shqipëria. Vlorë do i japim port tregtar, që ta çlirojmë qytetin nga ndërtimet. Do rindërtojmë portet e Shëngjinit dhe Sarandës. Do të ndërtojmë rrugën e Arbrit. Lidhja me Malin e Zi do të realizohet me rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Han i Hotit.

Deri më 2013, në Shqipëri ishin ndërtuar HEC-e, me para korrupsioni. Hidrocentrali i Skavicës tashmë është një realitet. Do shndërrojmë Shqipërinë nga importues në eksportues energjie. Shqipëria më 2030 do jetë lider i rajonit dhe epiqendra ekonomike. Ata që kanë ikur do vijnë, e do thonë “sa mirë është bërë vendi ynë”. Shqipëria 20130 do jetë Shqipëria e ëndrrave tona të realizuara”, deklaroi Balluku.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back