Ditën e djeshme, Armina Mevlani ka qenë e ftuar në emsionin “Ftesë në 5”, ku Bieta Sulo e vendosi para një zgjidhje të vështirë.
Moderatorja e pyeti se cili do t’i merrte këshilla, babait Arben Mevlanit apo të fejuarit Shkëlzen Berishës.
Armina u shpreh se babain e konsideron si mik ndërsa Shkëlzeni jep këshilla të mira për anën profesionale.
"Është shumë e vështirë sepse janë të dy për dy gjëra të ndryshme. Për gjëra pune apo të miat profesionale, unë Shkëlzenin e kam këshillues numër një. Ai që më këshillon çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëj. Ndërsa babai ka qenë shoku im i ngushtë duke filluar nga gjërat më personale deri tek sjelljet e përditshme në shoqëri. Unë asnjëherë s’i kam fshehur atij asgjë. Ka qenë shoku im i ngushtë prandaj nuk i ndaj dot", u shpreh Armina. /Gazeta Liberale