Aktualitet

Avioni i rrëzuar në Vermosh, policia jep detaje

Shkruar nga Liberale
Avioni i rrëzuar në Vermosh, policia jep detaje

Policia e Shkodrës reagon për rrëzimin e avionit të vogël në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Policia njofton se avioni ka rënë në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar).

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH