Globi

Atentat me armë zjarri shqiptarit në Barcelonë, shpëton mrekullisht i riu

Shkruar nga Liberale
Atentat me armë zjarri shqiptarit në Barcelonë, shpëton

Një i ri shqiptar i ka shpëtuar një atentati më armë zjarri në Katalonjë të Spanjës, ku për pasojë mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.

Ngjarja ndodhi në zonën e Montalegre, ngjitur me unazën e Dalt, B-20, në Badalona teksa hetimi është marrë përsipër nga skuadra speciale “Mossos”, e cila dyshon se atentati ka lidhje me trafikun e marijuanës.

I riu shqiptar ka marrë plagë në këmbë, teksa identiteti i tij nuk bëhet me dije për motive hetimore.

Skuadra Mossos ka marrë deklaratën e të plagosurit, i cili shprehet se bëhet fjalë për një grabitje dhe jo për hesape të pambyllura për trafikun e drogës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH