Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari dhe procedohen dy të tjerë, zbulohen akuzat

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 40-vjeçari dhe procedohen dy të tjerë, zbulohen

Një 40-vjeçar me banim në Francë është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë, njëri me banim në Turqi dhe tjetri në Francë.

Sipas bluve të Durrësit, shtetasit e mësipërm janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme dy emigrantë, të cilët i kishin fshehur në një makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe proceduan penalisht shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH