Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, e bija i bën urimin më të veçantë
Shkruar nga Liberale
Një nga producentët më të dashur nga publiku, Ardit Gjebrea ka festuar ditëlindjen, i cili ka mbushur 59 vite.
Ai padyshim ka marrë mijëra urime të përzemërta nga miqtë e tij të dashur.
Një ndër urimet më të bukura dhe emocionues ka qenë ai i vajzës së tij, e cila ka ndarë një foto të disa viteve më parë, ku shihet shumë e lumtur teksa i ati e mban në krahë.
Ajo e ka shoqëruar këtë foto me një urim shumë të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen babi më i mirë në botë!!! Më pëlqen çdo sekondë që kalojmë bashkë dhe nuk mund të kërkoja asgjë më shumë. Faleminderit që udhëzove hapat e mi dhe faleminderit që ishe gjithmonë aty.
Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa shumë të dua apo sa shumë të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua. Falënderoj Zotin që je në jetën time. Unë të dua vërtet babi”, ka shkruar Anna.