Showbiz

Alketa falenderon Elvanën: Më falni, po jurinë nuk e zgjodha unë!

Shkruar nga Liberale

Prezantuesja e edicionit të 58 të "Festivalit të Këngës në RTSH", Alketa Vejsiu ka uruar për fitoren Arilena Aran dhe i ka kushtuar disa fjalë Elvana Gjatës e cila mori çmimin e dytë.

"Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen!", shkruan Alketa në Instagram.

Mesazhi i Alketës:

I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision!

Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.

Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv!

Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une!

Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH