Aktorja e njohur Rudina Dembacaj njihet nga publiku si person pa komplekse dhe që gjithmonë shpreh atë që mendon pa filtra.
Ajo nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe së fundmi nuk është ndonjë nga ato postimet plot humor që jemi mësuar të shohim nga ajo, por disa orë më parë në Instastory ka ndarë një video me vjehrrin e saj të ndjerë i cili është ndarë nga jeta dhe krahas ka shkruar:
Lamtumirë Bab! Pusho në paqe
Kujtojmë se Rudina Dembacaj është martuar me ish-deputetin Mark Frroku.