Showbiz

Aktorja e famshme zbulon se ka qenë viktimë e bullizmit për shkak të pamjes

Shkruar nga Liberale

Pas rolit kryesor në serialin e Netflix 'The Queen's Gambit', aktorja Anya Taylor-Joy mori famë dhe vëmendje nga mediat, por edhe shumë role të tjera.

Ajo ka qenë shpesh pjesë e intervistave dhe emisioneve të ndryshme, ndërsa së fundi ka zbuluar detaje nga jeta e saj. Në një intervistë në "The Drew Barrymore show", aktorja 26-vjeçare, e cila po promovon filmin e saj "The Menu" me Ralph Fiennes, tha se ishte ngacmuar si fëmijë për shkak të pamjes së saj.

Biseda nisi kur Drew Barrymore i tha: "Kam dëgjuar që nuk ke qenë gjithmonë e përqafuar në shkollë", për të cilën aktorja u përgjigj: "Isha shumë, shumë me fat me prindërit e mi, sepse kur më ngacmonin për pamjen time, nëna ime më thoshte se gjithmonë duhet të fokusohem në gjëra të tjera”.

Në fakt, vitin e kaluar, aktorja tha për revistën Elle se iu kthye aktrimit sepse shkolla ishte e çuditshme: “Më duhej të besoja në një vend ku mund të vlerësohesha dhe të mos pyesja vazhdimisht: çfarë nuk shkon me mua dhe pse nuk përshtatem?'/Liberale.al

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH