Showbiz

Aktori i njohur i “Portokallisë”, në konkursin e famshëm italian “Drag Race”

Shkruar nga Liberale

Aktori Aleksandër Seitaj, do të jetë së shpejti pjesë e sezonit të tretë të Drag Race Italia, që transmetohet në kanalin televiziv italian Paramount+.

Drag Race Italia është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan RuPaul’s Drag Race. Shfaqja paraqet një grup “drag queen-sh” italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.

Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “drag queen”: Një interpretues (zakonisht një burrë) që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar.

 

 

Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv duke prezantuar emrat që do të marrin pjesë, ndërsa shfaqja do të fillojë më 13 tetor.

Aktori 32-vjeçar është prezantuar si një aktor profesionist i njohur në Shqipëri. Ai ka një marrëdhënie të mirë me prindërit e tij, të cilët thjesht i përshkruan si “politikisht korrekt”, që do të thotë se ata dinë gjithçka për të dhe nuk bëjnë pyetje. Seitaj e ka quajtur Shqipërinë një vend homofobik, duke u shprehur se ai ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund nëpërmjet artit, duke luftuar për të drejtat dhe ndërgjegjësimin për çështjet e LGBTQ+.

Ndërsa për publikun shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në Portokalli. Roli i tij mjaft i pëlqyer numëron mjaft klikime në YouTube por edhe në rrjetet e tij sociale. Në intervista ai ka zbuluar se grimin dhe veshjet i realizonte të gjitha vetë. Tepër i talentuar, ai e ka perfeksionuar rolin e Vezires, ku tashmë njerëzit dhe fansat e tij e identifikojnë si “drag queen-in” shqiptar. /tch/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH