Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga: Plagosen burrë e grua dhe tri vajza të mitura

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga: Plagosen

Një aksident i rëndë ndodhi sot në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, janë plagosur 5 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, gruaja e tij 40 vjeçe, dhe tre vajza, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.

“Shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH