Selena Gomez "theu" heshtjen për thashethemet që po përfliten për të së fundmi, ku thuhet se është në një romancë me producentin amerikan, Benny Blanco.
Këngëtarja ka pëlqyer dhe komentuar në postime të ndryshme në rrjetin “Instagram”, me titullin “Selena Gomez konfirmon se është në një lidhje”.
Madje ajo pëlqeu dhe postimin e “PopFaction”, me titull “Selena Gomez thuhet se është në takim me producentin Benny Blanco”.
Pas "like-ve" që ajo iu dha lajmeve që flisnin për lidhjen e saj të dashurisë, vetë Gomez postoi një foto në në "Instagram”, ku shfaqej pikërisht në krahët e Blanco.
“Ai më ka trajtuar më mirë se çdo person tjetër në planet. Ai është më i miri nga të gjithë ato që kam pasur. Fakte”, shkroi ajo krahas fotos së publikuar në rrjetet sociale.