Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka zbuluar se marrëdhëniet e PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha me ndërkombëtarët, janë intensive dhe në nivelet më të larta. Bejko gjatë një bisede me Fiori Dardhën në Top News, ka zbuluar edhe një episod kur ka qenë prezent në zyrën e Bashës dhe ky është telefonuar, nga një zyrtarë i lartë nga SHBA.
Pjesë nga biseda:
Roland Bejko: Te jesh e sigurt që zoti Basha ka komunikim me ndërkombëtarët, sepse kam qenë vetë prezent. Rastësisht një ditë në zyrë ndodhi që u telefonua me dikë shumë të rëndësishëm nga SHBA dhe mua më bëri shpresëplotë.
Fiori Dardha: Na e hiqni kuriozitetin?
Bejko: Jo kaq, sepse pjesa tjetër është shumë prive dhe gjithçka tjetër në kohën e duhur.
Dardha: Pra ju mendoni se zoti Basha e ka mbështetjen?
Bejko: Besoj se po, megjithatë të shikojmë. Në kuptimin që është kryetari i Partisë Demokratike, ka mbështetjen brenda Partisë Demokratike, se pyetja ishte pse u kthye dhe Basha, ta marrim këtë përgjigje.
Basha u kthye sepse e gjeti terrenin të lirë, një vit e gjysmë që u largua, askush nga lidershipi që la Basha në krye të PD, apo edhe dikush nga jashtë, nuk u investua që të ishte ai fituesi i garës.