Globi

90% e popullsisë në botë ka imunitet ndaj Covid-19, konkluzione të BOSH

Shkruar nga Liberale
90% e popullsisë në botë ka imunitet ndaj Covid-19, konkluzione

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 90% e popullsisë botërore, tani ka njëfarë rezistence ndaj Covid-19, por paralajmëroi se një variant i ri shqetësues mund të shfaqet. “OBSH vlerëson se të paktën 90% e popullsisë së botës, tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj Sars-CoV-2, për shkak të infeksionit ose vaksinimit të mëparshëm”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke iu referuar virusit që shkakton Covid-19.

“Ne jemi shumë më afër që të jemi në gjendje të themi se faza e urgjencës së pandemisë ka mbaruar – por ne nuk jemi ende atje”, u tha ai gazetarëve.

“Boshllëqet në mbikëqyrje, testim, sekuencë dhe vaksinim po vazhdojnë të krijojnë kushtet perfekte për të shfaqur një variant të ri shqetësimi, që mund të shkaktojë vdekshmëri të konsiderueshme”.

Fundjavën e kaluar shënoi një vit që kur organizata njoftoi Omicron si një variant të ri në pandeminë Covid-19, vuri në dukje Tedros.

Që atëherë, ai ka përfshirë botën, duke u dëshmuar dukshëm më i transmetueshëm se paraardhësi i tij, Delta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH