Aktualitet

80-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, policia tregon dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
80-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, policia tregon

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, 80-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në banesën e tij, në fshatin Dedaj, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Z. Ç., 80 vjeç, i cili nga hetimet e deritanishme, dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH