Globi

7 vite pa partner, modelja e njohur: Nuk dua të fle më me asnjë burrë, as të dëgjoj frymëmarrjen e askujt!

Shkruar nga Liberale
7 vite pa partner, modelja e njohur: Nuk dua të fle më me asnjë

Modelja e njohur kanadeze, Linda Evangelista në moshën 58-vjeçare, është një grua e lumtur dhe e vetë-plotësuar.  Ajo ka 7 vite që nuk ka një partner në jetën e saj dhe nuk mund të ishte më irë se kaq.

 "Nuk dua të shkoj më në shtrat me askënd. Nuk dua të dëgjoj frymëmarrjen e askujt", tregoi modelja në një intervistë me "Sunday Times" .

"Unë nuk ndihem më e interesuar për të takuar partnerë të rinj të mundshëm, gjetja e dashurisë përsëri nuk është prioritet", shtoi ajo.

"Kam pasur dy kancere të gjirit në pesë vjet, e di që kam një këmbë në varr. Gjithçka që marr tani e tutje do të jetë një bonus," tha ajo. Pavarësisht gjithçkaje, ajo deklaron veten e lumtur.

Linda Evangelista ka 7 vite që nuk ka një mashkull në krah dhe nuk e ka ndërmend ta ketë, por në të kaluarën jeta e saj e dashurisë ka qenë intensive. Në vitin 1987, kur ishte 22 vjeç, ajo u martua me Gérald Marie, ish-kreu i zyrës së Elite Model Management në Paris, 37-vjeçar. Martesa e tyre zgjati 6 vite dhe vetëm së fundmi Linda tha se kishte pësuar abuzim fizik dhe psikologjik nga i shoqi. Më pas ajo pati një lidhje 6-vjeçare me Kyle MacLachlan dhe më pas me Fabien Barthez, futbollist i kombëtares franceze. Ajo mbeti shtatzënë, por humbi fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Nga marrëdhënia e saj me Francoise-Henry Pinault ajo lindi djalin e saj Augustin James në 2006. Në vitin 2021, pas 5 vitesh larg vëmendjes, Linda Evangelista tha se mbeti e shpërfytyruar, duke e cilësuar veten si “të deformuar përgjithmonë”, pas një trajtimi estetik që duhet të kishte qenë rutinë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH