Aktualitet

LIBRI I DITËS: "Orgji në famullinë e at Ludovikut", romani nga Leonard Veizi që pasqyron dramën dhe dilemat e një prifti katolik

Shkruar nga Liberale
LIBRI I DITËS: "Orgji në famullinë e at Ludovikut",

"Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal, ku letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.

Romani sjell jo vetëm dramën dhe dilemat e një prifti katolik, por mbi të gjitha është një pasqyrë e krizave të ndryshme që ndeshen në jetën e komunitetit.

At Ludoviku është në një dilemë të madhe. Ajo çka e mundon shumë është informacioni që ka skeduar në trurin e tij gjatë periudhës që shërben në famullinë e një qyteti të vogël e të largët. I duhet të mbajë mbi supe mëkatet e tij dhe të shumë të tjerëve.

Sipari i romanit hapet me një skenë krimi. Në prapaskenë rivalizojnë një oficer i policisë kriminale dhe një tjetër oficer i shërbimit të fshehtë: cili mbledh më shumë informacion për të mbërritur tek shkaqet e vërteta të krimit. I vetmi që ka kyçin e sekretit është prifti i famullisë.

Çdokush kërkon të dijë gjithçka që ndodh në qytet. At Ludoviku nuk ka nevojë të kërkojë: gjatë ritualit të rrëfimit të mëkateve nga besimtarët ai mëson gjithçka bëhet përreth tij, krimet monstruoze dhe prapaskenat e shëmtuara të jetës njerëzore.

Pak nga jeta e autorit Leonard Veizi u lind në 29 gusht 1968 në Tiranë. Ka punuar si gazetar në mediat e shkruara dhe elektronike që nga viti 1991. Të parin vëllim me novela, titulluar "Grahma e shpirtit të mjegullt", Veizi e ka botuar në vitin 1997, për të vijuar me përmbledhjet me tregime "Ngrehina e përhumbjes", "Treni i fundit i metrosë", "I dënuar me vdekjen" dhe romanet "Surpriza e natës së fundit", "Rrëfimi", "I çmenduri i pavijonit 3", "Orgji në famullinë e at Ludovikut", "Lora", "Rrënimi", "Depresioni Blu" dhe "Ted B" Krijimtaria e Leonard Veizit është mjaft e vlerësuar nga kritika. Shtëpia Botuese: Omsca – 1 Autori: Leonard Veizi Kategoria: Roman Redaktor: Loredan Bubani Viti i Botimit: 2013 Numri i faqeve: 258 Çmimi: 600 Lekë Përgatiti: A.Mënalla/ Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH