
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në mbarë Greqinë sot, ku një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 71 vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Kalyvia, në banesën e tyre.
Sipas raportimit të medieve greke, i mituri ka deklaruar se babai e keqtrajtonte dhe abuzonte me nënën e vëllanë e tij. Pasi ka debatuar me të atin 71-vjeçar, ka marrë dy thika dhe ka arritur ta godasë disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Vëllai i 16-vjeçarit dhe nëna e tyre 45-vjeçare jetonin në një vend tjetër, pasi çifti ishte divorcuar, ndërsa adoleshenti jetonte me të atin dhe priste të mbushte 18 vjeç për t’u larguar më pas nga kujdestaria e të atit.