Globi

Një ilaç kundër depresionit shkak i vdekjes së Matthew Perry: Rreziqet që vijnë prej tij!

Shkruar nga Liberale
Një ilaç kundër depresionit shkak i vdekjes së Matthew

Matthew Perry vdiq si rezultat i ketaminës.

Matthew Perry, aktori i famshëm për interpretimin e rolit të Chandler në serialin e njohur Friends, ka vdekur nga "efektet akute të ketaminës". Lajmin e raportoi Fox News. Detektivët e Los Anxhelosit po hetuan orët e fundit të jetës së Perry, trupi i të cilit u gjet më 28 tetor në vaskë brenda në rezidencën e tij Pacific Palisades. Ishte asistentja e tij që telefonoi 119 dhe, sapo mbërriti në shtëpinë e yllit, e gjeti atë pa ndjenja. Pas mbërritjes së tyre, ekuipazhet e ambulancës mundën vetëm të konfirmonin se Perry "tashmë kishte vdekur".

Çfarë është ketamina?

Ketamina, e përdorur zakonisht si një anestetik , mund të ndihmojë si një kurë e qëndrueshme ku trajtimet tradicionale, të tilla si ilaçet kundër depresionit, kanë dështuar. Kritikët shqetësohen se ky ilaç mund të shkaktojë varësi dhe se nuk dihet mjaftueshëm për sigurinë afatgjatë. Po ashtu bëhet i rrezikshëm kur përzihet me drogëra të tjera.

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur studimet treguan për herë të parë se ketamina ishte një antidepresant efektiv, me veprim të shpejtë, megjithëse efekti i të cilit zgjat vetëm ditë apo javë. Marrja e këtij ilaçi ka qenë e kufizuar sepse nuk është miratuar për përdorim në mënyrë specifike si një antidepresant.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH