Sociale

OBSH jep alarmin: 30 mijë të infektuar me fruth në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
OBSH jep alarmin: 30 mijë të infektuar me fruth në Europë,

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se Europa po përjeton rritje drastike të rasteve të fruthit.

Të dhënat flasin për më shumë se 30 mijë raste fruthi të raportuara në periudhën janar-tetor 2023 nga 40 shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

Ekspertët thonë se kemi një 30-fishim të rasteve me fruth krhasuar me vitin 2022, ku u regjistruan vetëm 941 të infektuar.

Sa i takon vitit 2023, fruthi ka prekur thuajse të gjitha grupmoshat. Në përgjithësi, 2 nga 5 raste ishin tek fëmijët në moshën 1 deri në 4 vjeç, ndërsa 1 nga 5 raste tek të rriturit mbi 20 vjeç. Nga fillimi i vitit deri në tetor, u raportuan 20,918 raste të hospitalizuara dhe u raportuan 5 vdekje të lidhura me fruthin nga 2 shtete.

Shkak i kësaj situatë, është ulja e mbulesës vaksinale, përgjatë vitit 2019-2022, ku ndikim pati dhe pandemia e coivd 19.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH