Aktualitet

4 fëmijë shqiptarë dhe një grua nxirren nga kampi Al- Hol

Shkruar nga Liberale
4 fëmijë shqiptarë dhe një grua nxirren nga kampi Al- Hol

"Ferri" në kampin 'Al- Hol' në Siri për 4 fëmijë dhe një grua në karrocë me rrota ka marrë fund ditën e sotme. Ato janë nxjerrë nga kampi famëkeq në Siri ku shumë shpejt pritet që t'u bashkohen familjeve të tyre.

Lajmin e bën të Gjysmëhëna e Kuqe, e cila ka shpërndarë edhe pamje nga operacioni e shpëtimit. Mes të shpëtuarve është edhe Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, sipas burimeve për Report Tv ka refuzuar që të dalë, por motive ende të paqarta. Dyshohet se ajo është fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp, dhe nisur nga koha e kufizuar që kanë pasur, është bërë e pamundur shpëtimi i saj.

Të shpëtuarit janë shoqëruar nga kampi për në Damask nga Gjysmëhëna e Kuqe, e ndërsa do të jetë vetë kryeministri Edi Rama, që do t'i shoqërojë drejt Shqipërisë për t'i bashkuar me familjet. Rama u nis pasditen e sotme drejt Libanit, teksa njoftoi se shumë shpejt do të nisë edhe një fazë e dytë për rikthimin e shqiptarëve të tjerë.

Si është historia e Endri Dumanit?

Rreth 6 vite më parë Eva dhe vëllai i saj Endri Dumani, 13 dhe 11 vjeç u larguan me babanë, Shkëlzen Dumani për në Siri. Vetëm pak kohë më vonë, babai vritet dhe të miturit mbetën vetëm në kampin e ferrit. Në përpjekje për t'i riatdhesuar, familjarë të tjerë dërguan pranë fëmijëve, gjyshen e tyre Mentije Dumani. Tentativat e saj vazhduan për një kohë të gjatë, por nuk u finalizuan për shkak të një sëmundjeje që i mori jetën të moshuarës. Vetëm dhe pa askënd afër në kamp Eva dhe Indrit kanë qenë në kontakt me nënën Mide dhe dajën e tyre, Xhetan Ndregjoni. Ky i fundit më herët i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkonte që të nipin dhe mbesën e tij.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH