Aktualitet

"Zhgënjim ekstrem", Hahn: Liderët e BE nuk ranë dakord për negociatat

Shkruar nga Liberale
"Zhgënjim ekstrem", Hahn: Liderët e BE nuk ranë dakord

Komisioneri i Buxhetit dhe Administratës në BE, Johannes Hahn ka deklaruar se liderët e vendeve të Bashkimit Europian nuk janë dakordësuar për hapjen e negociatave.

Ndërsa sipas tij mos hapja e negociatave është një zhgënjim total.

"Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hahn në Twitter.

Po ashtu Hahn shkruan se vendimi i liderave të vendeve të Bashkimit Europian rrezikon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

"Siç u tha në Luksemburg: Ky është nuk një moment lavdie për Bashkimin Europian.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Evropën", vijon ai më tej. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH