Sociale

Nga punonjëse seksi në "mbretëreshë"/ Zheng Yi Sao, piratja më e rrezikshme në histori

Shkruar nga Liberale
Nga punonjëse seksi në "mbretëreshë"/ Zheng Yi

Nëse do t’ju pyesnin, se kush është pirati më i suksesshëm i të gjitha kohërave, me siguri që do të përmendnit Long John Silver apo Mjekërziun. Por as njëri, as tjetri nuk kanë qenë. Sipas BBC, ajo që njihet si Mbretëresha Pirate është Zheng Yi Sao, e njohur ndryshe si Ching Shih, Cheng I Sao, Ching Yih Saou ose zonja Cheng.

Nga një ish-punonjëse seksi, Zheng Yi Sao u kthye në një nga piratët më të rrezikshëm që terrorizoi Detin e Kinës Jugore, në fillim të shekullit të 19-të. Ajo e trashëgoi “fronin” nga bashkëshorti i saj i ndjerë, Zheng Yi, i cili u nda nga jeta në vitin 1807, duke zgjeruar flotën e piratëve. Gjatë tre viteve, ajo shkaktoi terror përgjatë brigjeve të Kinës jugore, ku mijëra civilë u grabitën, u vranë dhe u shitën si skllevër.

Marina perandorake kineze, britanike dhe portugeze nuk mund ta çonin Zheng Yi Sao para drejtësisë. Vetëm kur ajo vendosi të pranonte fajin, atëherë konfederata e madhe e piratëve u shpërbë.

Konfederata e Piratëve të Zheng Yi

Zheng Yi njihej si udhëheqësi i një konfederate të madhe piratësh, i cili njëlloj si bashkëshortja e tij, shkaktoi terror në Detin e Kinës Jugore. Në një periudhe dy vjeçare, Zheng e ndërtoi këtë forcë në rreth 600 anije dhe deri në 40,000 burra. Ata u ndanë në gjashtë divizione, secila e udhëhequr nga një komandant i pavarur që vepronte në një zonë të caktuar të Detit të Kinës Jugore. Secila nga gjashtë flotat identifikohej lehtësisht nga anijet e tyre, që mbanin një flamur të veçantë me ngjyra. Vetë Zheng Yi komandonte më të madhën prej tyre, flotën me 200 anije me flamurin e kuq. Piratët sulmuan anijet nga Hong Kongu në Vietnam, duke përfshirë anije të huaja dhe anije të mëdha tregtare që transportonin mallra të çmuara nga Kina dhe Malajzia. Ngarkesat e kapura përfshinin mallra të çmuara si ar, argjend, mëndafsh, erëza, porcelan kinez, çaj dhe pambuk. Këto mallra më pas u shiteshin tregtarëve në bregdet.

Shefi i piratëve, Zheng Yi u vra në nëntor të vitit 1807. Pesë kapitenët e tjerë të piratëve duhej të vendosnin për një pasardhës, dhe ata zgjodhën të venë e Zheng Yi, Zheng Yi Sao. Ajo kishte punuar si punonjëse seksi përpara se të martohej në vitin 1801. Nuk ishte e pazakontë që gratë kineze të ishin marinare, kapitene ose të përfshira në pirateri, dhe me siguri komandantët piratë duhet ta kenë menduar atë si shumë të aftë.  /Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH