Showbiz

Zhaklin Lekatari zbulon se çfarë konsideron një ‘seks të bukur’: Mendoj se kur jam...

Shkruar nga Liberale
Zhaklin Lekatari zbulon se çfarë konsideron një ‘seks

Zhaklina Lekatari e ftuar në “Më lër të flas” ka diskutuar në lidhje me një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksi. E pyetur se çfarë do të konsideronte një ‘seks të bukur’, Lekatari është shprehur se ‘seks i mirë’ për të është kur ajo ndihet e përmbushur nga partneri. Zhaklina insistoi se në një marrëdhënie seksuale nëse një femër nuk përjeton orgazmë nuk do të thotë se nuk ka përjetuar kënaqësi.

"Po mendoj se kur e quaj ‘seks të mirë’. Mendoj se kur jam e kënaqur… U mendova gjatë sepse s’ma ka bërë askush si pyetje dhe ndaj u zgjata gjatë dhe përgjigja është shumë e thjesht, kur je e përmbushur. Kur je e kënaqur, kur edhe seksualisht partneri yt të kupton dhe flet gjuhën tënde të trupit.

Orgazma dhe ejakulimi te burrat janë dy momente të ndara. Orgazma mund të jetë kulmi për femrat, por t’i në një marrëdhënie seksuale nëse nuk përjeton orgazmë nuk do të thotë se nuk ke përjetuar kënaqësi. Pra kënaqësia dhe orgazma nuk janë sinonime të njëra tjetrës."

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH