Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit, Preç Zogaj: Janë miqtë tanë, atje ku PD nuk garon, votoni kandidatët e Primareve

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet e 14 majit, Preç Zogaj: Janë miqtë tanë, atje ku

“Atje ku PD nuk ka kandidatë të saj, votoni kandidatët e dalë nga Primaret”. Kështu deklaroi sot për Neës24 kryetari i Këshillit Euroantantik të PD-së, Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, dhe analisti i mirënjohur Preç Zogaj.

Gjithashtu Preç Zogaj iu bëri thirrje demokratëve por dhe elektoratit gri që të marrin pjesë në votimet e 14 majit.

“Demokratët, të gjithë pa përjashtime, edhe elektorati gri, duhet të dalin në votime. Të votojnë për alternativën që e mendojnë si më të mirë. Demokratëve do iu thoja që të votojnë PD-në  për të mbajtur të hapur  rrugën e marrëdhënieve të ngushta me SHBA dhe BE. Po ashtu në bashkitë ku nuk ka kandidatë PD, të votojnë kandidatë të dalë nga Primaret, shumica prej tyre janë miqtë tanë, kemi udhëtuar së  bashku në politikë ”, tha Zogaj.

Ndërkohë, pyetjes nëse duhet të votohet Igli Cara në Durrës, Zogaj tha se PD dhe kryetari i saj Alibeaj benë një propozim të drejtë e të guximshëm për të dalë me kandidatë të përbashkët, ku baza do të ishin  kandidatët e  Primareve.

“Propozimi i refuzuar nga Sali Berisha. Krejt pa arsye, sipas meje. Por tani jemi në fundin e fushatës.  Personalisht, duke qene se e kam mbështetur dhe promovuar propozimin e zotit Alibeajt, dhe duke parë  interesat e demokrateve në këto zgjedhje e përtej tyre, unë u them demokratëve të votojnë të gjithë Igli Carën. Apo dhe Luçiano Boçin dhe kandidatët e Primarëve atje ku PD  nuk ka kandidatë vetë PD. Atje ku ka kandidatë PD, siç është Roland Bejko në Tirane dhe pak të tjerë në disa bashki të tjera, jam koherent, i ftoj që të votojnë kandidatin tonë, numrin 9, që është PD. Ky është qëndrimi që kam”, u shpreh Preç Zogaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH