Globi

Zbardhen bisedat e ushtarëve rusë me nënat e tyre: Putini një idiot, do ta humbim këtë luftë

Shkruar nga Liberale

Nga bisedat e publikuara dalin dekurajimi i ushtarakëve në front dhe humbjet e rënda në fushën e forcave të Moskës.

Mediat e huaja kanë publikuar thirrje audio në të cilin disa ushtarë rusë të dërguar për të luftuar në Ukrainë shajnë Putinin dhe shprehin të gjithë zhgënjimin dhe dekurajimin e tyre. Thirrjet janë publikuara nga Neë York Times me biseda telefonike mes disa ushtarëve, në shërbim të Moskës. Një ushtar tha se “jemi në Bucha. Mbrojtja jonë është bllokuar, ne po e humbim këtë luftë. Na kanë urdhëruar të vrasim të gjithë ata që shohim. Putini është një idiot. Ai dëshiron të marrë Kievin, por nuk ka asnjë shans”.

Në telefon me nënën e tij njw tjetwr thotw: "Putin, dreqi”. - Një tjetër i kthehet nënës së tij kështu: "Kjo luftë është zgjedhja më e keqe që ka bërë qeveria jonë. Kur do të përfundojë e gjithë kjo? Putin? Dreqi e mori!" Gruaja i përgjigjet se në Rusi mediat thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”.

Sakaq, sot është Dita e Pavarësisë dhe Ukraina feston në rrugët dhe sheshet e qyteteve më të rëndësishme të vendit. 24 gushti 1991 është në fakt dita në të cilën Kievi u shpall i pavarur nga BRSS. Dhe ja pamjet e kortezheve, ku parakalojnë bashkë me familjet dhe ushtarët ukrainas, edhe tanket ruse të kapur gjatë luftës, e cila filloi 6 muaj më parë.

“Një në tre ushtarë në regjimentin tim vdiq”. Thirrjet, sipas Adnkronos, janë analizuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe japin masën e humbjeve që forcat e armatosura ruse po regjistronin në fillim të luftës. Një ushtar nga Regjimenti  Ajror 331 shpjegon se i gjithë batalioni i dytë prej 600 ushtarësh ishte "fshirë". Një tjetër, duke folur me një të afërm për numrin e të vdekurve, thotë se një në tre ushtarë në regjimentin e tij kishte vdekur.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH