Showbiz

Vret veten ish-bashkëshorti i këngëtares Anna Oxa

Shkruar nga Liberale
Vret veten ish-bashkëshorti i këngëtares Anna Oxa

Është gjendur i vdekur në dhonën e një hoteli ish-bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare Anna Oxa, Franco Ciani.

Ai ka qenë muzikant, këngëtar dhe autor dhe sipas mediave italiane ka vrarë veten duke u mbytur me një qese plastike. Ciani u gjet i vdekur nga personeli i një hoteli në Fedenza gjatë të premtes. Sipas mediave italiane përpara se të kryente vetëvrasjen, Ciani ka ndërruar foton e profilit të tij në WhatsApp duke vendosur një ëngjëll në vend të imazhit të tij. Gjithashtu arsyet e gjestit të rëndë ai i ka shkruar në një letër drejtuar menaxherit të tij Nando Sepe, ku shprehej se arsyet e këtij vendimi ishin të lidhura me problemet ekonomike dhe profesionale duke përmendur gjithashtu zhgënjimin për faktin se nuk ishte pranuar në ‘Festivalin e Sanremos’ me një këngë të shkruar për ish-anëtaren e grupit Matia Bazar, Roberta Façani. Ai ka qenë bashkëshorti i parë i këngëtares Anna Oxa si dhe autor i shumë këngëve të suksesshme si ‘Tutti i brividi del mondo’ e shkruar për këngëtaren me origjinë shqiptare dhe “Ti lascerò” e kënduar nga Fausto Leali dhe Anna Oxa, këngë fituese e ‘Festivalit të Sanremos’ në vitin 1989. Oxa dhe Ciani u lidhën në martesë në vitin 1980 kur ajo ishte 19-vjeçe dhe ai 22-vjeç. Pas ndarjes me të Oxa ka patur edhe 3 martesa të tjera me muzikantin Gianni Belleno, më pas me sipërmarrësin nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe me ish-truprojen e saj Marco Sansonetti./Opinion.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH