Një asistent zyre është arrestuar si i dyshuar për vrasjen makabre të një sipërmarrësi milioner, për një debat për vjedhjen e $100,000.
Policia ka arrestuar 21-vjeçarin Tyrese Devon Haspil, në New York City pas zbulimit të trupit të copëtuar të Fahim Saleh, kreut të aplikacioneve të udhëtimit Pathao e Gokada.
33 vjeçari Saleh u gjet me trupin e copëtuar nga një sharrë elektrike, në apartamentin e tij luksoz në një zonë të pasur në Manhattan.
Trungu i gjymtuar dhe pa kokë i Saleh u gjet nga motra e tij, që erdhi teksa vrasësi po largohej nga një shkallë emergjence.
Autoritetet thonë se vrasja ishte e motivuar financiarisht pas raportimeve se asistenti i detyrohej eprorit $100,000 që kishte vjedhur prej tij.
Mediat vendore raportonin se Haspil kishte pranuar të kthente paratë dhe kishte caktuar një plan për ripagimin e parave, pasi Saleh kishte vendosur të mos e denonconte.
Policia tha se Haspil kishte përdorur kartën e tij të kreditit për të blerë sharrën elektrike dhe pajisje pastrimi, si dhe biletat e udhëtimit drejt dhe kthim, nga skena e krimit.
Detektivi Rodney Harrison i policisë së New York tha se "Haspil ishte asistenti personal i Saleh dhe trajtonte financat e çështjet e tij personale. Besohet se ai i detyrohej viktimës një sasi të konsiderueshme parash.”
Mjekët ligjorë thanë se viktima kishte vdekur prej goditjeve me thikë në kurriz e në gjoks. Ndërsa trupi ishte prerë me sharrë elektrike, e cila ishte ende në prizë pas vrasjes.
Autoritetet shtonin: “Duket se ai e dinte mirë çfarë bënte. Ne besojmë se ai do të hiqte qafe pjesët trupore dhe do ta pastronte skenën për ta bërë të dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjë."