Globi

Vlera marramendëse/ Dalin në shitje pasuritë e paluajtshme të Silvio Berlusconit, ‘mungon’ vila madhështore

Shkruar nga Liberale
Vlera marramendëse/ Dalin në shitje pasuritë e paluajtshme

Vdekja e ish-presidentit italian Silvio Berlusconi në qershor të këtij viti, bëri që mediat italiane të nxjerrin në pah detaje interesante nga jeta e tij, ku më e përfolura është pasuria marramendëse.

Me vdekjen e ish-kryeministrit, familja Berlusconi ka vendosur shitjen e të gjitha pronave të paluajtshme në pronësi tij, duke përjashtuar njërën prej tyre.  Bëhet fjalë për vilën “Acora”, e cila ka qenë në pronësi të ish-udhëheqësit të Forza Italia.

Sipas familjes së tij, shitja e vilës do të merret parasysh nëse oferta për ta blerë atë, do të jetë e përshtatshme. Pjesa më e vlefshme e pasurisë së tij është padyshim Villa Certosa, vila gjigante në Costa Smeralda, e cila në vitin 2021 u vlerësua me një vlerë prej 259 milionë eurosh nga studio “Magnano & Partners.

Në përgjithësi, shumica e pasurive të paluajtshme të Silvio Berlusconit ishin vendosur në administrimin e kompanisë “Dolcedrago” dhe në veçanti brenda kompanisë së pasurive të paluajtshme Idra, e cila kishte ndërtesa dhe toka me vlerë 412 milionë euro. Gjithashtu brenda së njëjtës kompani janë Villa Grande , një rezidencë luksoze në Appia Antica që i përkiste Franco Zeffirelli dhe Villa Belvedere, në Macherio.

Jashtë “Dolcegrago”, ish-kryeministri italian posedonte prona si  Villa Gernetto, në Brianza, e cila supozohej të bëhej selia e Universitas Libertatis, me vlerë 44.8 milionë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH