Mund të duket si ndonjë skenë filmi apo kamera e fshehtë, por në fakt është një histori e vërtetë e ndodhur në Napoli, në lagjet spanjolle.
Videot e xhiruara në vendngjarje, të shpërndara në të gjitha rrjetet sociale janë bërë virale, duke grumbulluar qindra shpërndarje dhe komente. "Çfarë po bën? Çfarë po bën? Është djalli! Jezusi, Jozefi, Shën Ana dhe Maria!”, thotë murgesha, mbi tetëdhjetë vjeç, duke bërë shenjën e kryqit teksa sheh dy vajzat që prekin buzët e tyre. Modelet janë Serena de Ferrari dhe Kyshan Wilson, aktoret e reja të serialit “Mare Fuori”.
Stilistja e grimit Roberta Mastalìa tregoi se ishin hutuar kur panë reagimin e murgesgës. "Papritur murgesha mbërriti, duke na pyetur nëse kishim shkuar në meshë në mëngjes. Kur thamë jo, nuk kishim shkuar në meshë, ajo filloi të fajësonte brezin tonë për Coronavirus… pastaj kuptoi që modelet po pozonin duke u puthur dhe vrapoi për t'i ndarë.
Të pranishmit në set janë dëshmitarë të shpërthimit të murgeshës që iu afrohet dy modeleve, e skandalizuar, ajo bërtet: «Çfarë po bëni? Çfarë po bën? Është djalli! Jezusi, Jozefi, Shën Ana dhe Maria!”, duke bërë shenjën e kryqit. Në fillim u habitëm nga kjo sjellje. E morëm me ironi, në fakt, siç mund ta shihni edhe në video, modelet qeshin, por pas pak kërkuam që murgesha të largohej pasi na pengonte me këmbëngulje punën dhe dalëngadalë ajo u largua."/Liberale.al